14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Lazio nuk e lëshon “arkitektin” Inzaghi, zbulohet marrëveshja e re

Simone Inzaghi është në krye të Lazio që prej vitit 2016 dhe pritet që të nënshkruajë një tjetër kontratë të re, që do e mbajë atë në kryeqytetin e Italisë deri në verën e vitit 2023. Sipas asaj që shkruan “Il Messagero”, Claudio Lotito po punon për detajet e kontratës së re.

Raportohet se paga e Inzaghit në kontratën e re do të jetë 2.5 milion euro në sezon, ndërkohë që në rast se Lazio fiton titullin kampion këtë sezon, atëherë do të përfitojë 3 milion euro. Kjo do të jetë një nga klauzolat e kontratës së re dhe mendohet se ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Inzaghi ka bërë një punë të mirë deri më tani në krye të Lazio dhe drejtuesit e klubit po mundohen të mos e humbasin atë, pasi ofertat nuk është se i kanë munguar. Skuadra kryeqytetase po tenton të fitojë titullin kampion dhe ka vetëm një pikë më pak se Juventusi kryesues.

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit