11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Në Rahovec 18 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Rahovecit dje janë paraqitur nëntë raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec Samir Mustafa thotë për RTV Dukagjinin se infektimet e reja janë raste kontakti ndërsa sot në këtë komunë dy persona janë shëruar.

“Numri i rasteve aktive më coronavirus në Rahovec është 18, ndërsa 33 të shëruar kurse dy kanë përfunduar me fatalitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mustafa thotë se rezultatet e ditës së sotme janë për testimet e datës 13 qershor ndërsa sipas tij dje dhe sot në këtë komunë nuk ka pasur testime.

“Pos një pacienti që e ka gjendjen e rëndë të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar ndër të tjera Samir Mustafa./Telegrafi/

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit