30.2 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Shtabi komunal emergjent i Malishevës kërkon zbatim rigoroz të masave

Shtabi Komunal Emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Malishevës, sot ka mbajtur një takim të përbashkët, me qëllim të vlerësimit të situatës me pandeminë me COVID-19 në territorin e Malishevës.

Nga kjo mbledhje doli rekomandimi për të gjithë qytetarët dhe institucionet që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të masave në raport me pandeminë.

Kryetari Ragip Begaj bëri një prezantim të gjendjes së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ku aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19, por që rritja e rasteve në nivel vendi, paraqet rrezik të përhapjes së virusit, pasi askush nuk është i amnistuar nga ky virus.

Gjatë analizës së situatës aktuale me COVID-19, nga ana e shtabit emergjent dhe komitetit për mbrojtje dhe shpëtim, u kërkua që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të të gjitha rekomandimeve të IKSHP-së, pasi kjo është arma e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.

Nga rekomandimet e dala nga ky takim, ishin edhe mos kryerja e shërbimeve për personat të cilët nuk përdorin maska, krahas institucioneve, edhe sektorët si gastronomia dhe sektorët tjerë, të përdorin maskat dhe masat tjera mbrojtëse.

Po ashtu, nga inspektorati komunal u kërkua që të jetë më tepër aktiv në inspektim të zbatimit të masave, si dhe u kërkua nga të gjithë qytetarët të zbatojnë rekomandimin e pjesëmarrjes sa më të vogël në ceremonitë e varrimeve dhe në ngushëllime, të cilat ende nuk janë të lejuara të mbahen.

Më Shumë

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Prizren: Armë pa leje në veturë, policia arreston të dyshuarin

Një aksion rutinë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës. " Rreth orës...

Lajmet e Fundit