6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Dhjetra ushtarë të vdekur, nuk u shkrep asnjë armë: Pamjet e përplasjes së çuditshme Kinë-Indi

20 ushtarë indian dhe dhjetra ushtarë kinezë vdiqën gjatë një përplasjeje të hënën në Kashmirin jug-lindor, një zonë e kontestuar mes tyre që prej krijimit të shtetit indian.

Mediat raportojnë edhe për 43 ushtarë kinezë të vrarë ose të plagosur nga kjo përplasje mes tyre, e cila ishte pa armë. Siç raportohet, ushtarët u përplasen fizikisht me gurë, shigjeta, hekura dhe grushta në zonat kufitare të kontestuara mes dy shteteve duke shkaktuar një masakër të vërtetë, raporton albeu.com.

Edhe pse vdiqën dhjetra persona, në këtë përplasje nuk u shkrep asnjë armë pasi sipas marrëveshjeve të mëhershme mes dy super fuqive botërore, asnjëra prej tyre nuk do të lejonte ushtarë të armatosur në një largësi prej 2 kilometrash nga kufiri i kontestuar.

Rrjedhimisht, raportohet se disa prej ushtarëve vdiqën duke u shtyrë nga lartësitë.

Kjo ngjarja tensionoi mjaft raportet mes dy shteteve të fuqishme për shkak se kjo është hera e parë që prej vitit 1967 që një ushtar humb jetën në një përballje mes tyre në kufi, pak vite pas luftës së përgjakshme të vitit 1962, ku Kina mori kontrollin e një pjese të Kashmirit jug-lindor.

Të dyja palët kanë bërë thirrje për qetësi, pasi një përplasje ushtarake mes tyre do të përkthehej në një katastrofë botërore për shkak të arsenalit gjigant dhe armëve bërthamore. /albeu.com

i

Më Shumë

Ligjërata vetëdijesuese të Policisë për nxënësit e shkollave të mesme në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka nisur një seri ligjëratash vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të mesme, me fokus parandalimin e përdorimit të rrezikshëm...

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Lajmet e Fundit