4.3 C
Prizren
E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Shtabi komunal emergjent i Malishevës kërkon zbatim rigoroz të masave

Shtabi Komunal Emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Malishevës, sot ka mbajtur një takim të përbashkët, me qëllim të vlerësimit të situatës me pandeminë me COVID-19 në territorin e Malishevës.

Nga kjo mbledhje doli rekomandimi për të gjithë qytetarët dhe institucionet që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të masave në raport me pandeminë.

Kryetari Ragip Begaj bëri një prezantim të gjendjes së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ku aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19, por që rritja e rasteve në nivel vendi, paraqet rrezik të përhapjes së virusit, pasi askush nuk është i amnistuar nga ky virus.

Gjatë analizës së situatës aktuale me COVID-19, nga ana e shtabit emergjent dhe komitetit për mbrojtje dhe shpëtim, u kërkua që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të të gjitha rekomandimeve të IKSHP-së, pasi kjo është arma e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.

Nga rekomandimet e dala nga ky takim, ishin edhe mos kryerja e shërbimeve për personat të cilët nuk përdorin maska, krahas institucioneve, edhe sektorët si gastronomia dhe sektorët tjerë, të përdorin maskat dhe masat tjera mbrojtëse.

Po ashtu, nga inspektorati komunal u kërkua që të jetë më tepër aktiv në inspektim të zbatimit të masave, si dhe u kërkua nga të gjithë qytetarët të zbatojnë rekomandimin e pjesëmarrjes sa më të vogël në ceremonitë e varrimeve dhe në ngushëllime, të cilat ende nuk janë të lejuara të mbahen.

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në Ditën e të Dashuruarve në Kosovë

Policia e Kosovës përgjatë Ditës së të Dashuruarve ka shqiptuar plot 2 mijë e 46 gjoba trafiku. Po në këtë vazhdë kohore, sipas të dhënave...

Brenda tekstit kutelian: Kërkimi i vdekjes si shpëtim dhe etje për amshim

Nga: Eduart Bardhi Hermann Hesse dëshmonte se letërsia është mjet për krijimin e “mbretërive matanë kohës dhe iluzionit”, ose “përjetësive”. Pra, bota e saj mund...

5-shja e Bashkimit

Lajmet e Fundit