Miratohet Projektligji për rishikimin e buxhetit për vitin 2020

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndarjen buxhetore për Buxhetin e vitit 2020.

Në këtë mbledhje gjithashtu është diskutuar për masat e reja për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Buxheti i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Me këtë rishikim të buxhetit për vitin 2020 nuk është prekur asnjë projekt kapital, ndërsa kursimet do të kthehen në procese normale, në buxhetet e viteve të ardhshme.

“Sipas analizës së zhvillimeve ekonomike, parashihet që rritja ekonomike për vitin 2020 të jetë minus tre për qind (3%) dhe pritet që në vitet 2021 dhe 2023 të kthehet në rritjen progresive prej 5 për qind”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se këtë vit presin një rënie të ekonomisë për -3 për qind në terme real, por që thotë se pritet të jetë shifra edhe më e lartë.

Ajo ka deklaruar se presin që rritja ekonomike të rikthehet për dy vitet e ardhshme dhe që norma e rritjes të jetë 5 përqind. Bajrami tha se së shpejti, Ministria që ajo drejton do të sjellë rishikimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve.

“Secili nga ne do të donim të kishim më shumë mjete që t’i adresojmë problemet e qytetarëve. Për shkak të situatës me kete sfidë, ne është te marrim vendime të rëndësishme. Si pasojë e situatës na është imponuar që të kursojmë shpenzimet. Kursimet e identifikuara do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore”, tha Bajrami.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit