10 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Malisheva pa raste të reja me COVID-19

Komuna e Malishevës, vazhdon të mbetet e qetë në raport me pandeminë e COVID-19, pasi të gjitha mostrat e analizave në ditët e fundit dhe ditës sotme, kanë rezultuar negative, përderisa gjendja vazhdon të jetë pa asnjë rast aktiv me COVID-19. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pavarësisht kësaj gjendje të qetë në raport me pandeminë, edhe sonte nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë të tregojnë kujdes të shtuar dhe ti zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskave mbrojtëse kur dalin për të kryer punë të ndryshme, të mbajnë distancën e rekomanduar dhe të mbajnë higjienën, duke pastruar duart sa herë që kanë mundësi ta bëjnë këtë.

Po ashtu, nënkryetari Berisha, edhe njëherë i ka përkujtuar masat e ditës së sotme, të cilat janë rekomanduar nga shtabi komunal emergjent dhe komiteti për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë, për mbajtjen e detyrueshme të maskave, si dhe i ka përkujtuar qytetarët, se nuk do të mund të kryejnë shërbime në asnjë institucion, nëse nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse.

Gjithashtu, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka përkujtuar edhe sektorit privat se janë të detyruar ti zbatojnë masat e rekomanduara, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit.

Më Shumë

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Lajmet e Fundit