Në Mamushë infektohen me COVID-19 shtatë mjekë e infermierë, në Dragash pesë

Në Mamushë sonte janë regjistruar shtatë raste të reja derisa të gjitha infektimet janë nga personeli mjekësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq.

Krasniq thotë se personeli mjekësorë janë infektuar nga pacientët që janë referuar nga ordinancat private.

Po sot edhe në Dragash janë shënuar edhe tetë raste të reja, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani thotë për RTV Dukagjinin se nga tetë rastet me COVID-19 pesë prej tyre janë punëtorë shëndetësorë ndërsa tre të tjerë janë familjarë të rastit që ka rezultuar pozitiv para disa ditëve.

Kryetarët e këtyre dy komunave kanë thënë se pavarësisht këtyre rasteve qendrat e mjekësisë familjare nëkëto komuna do të vazhdojnë punën normalisht./Telegrafi/

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit