“Kontrata për mua vlen zero, iki që tani!”, prapaskena e Gattussos

Prapaskenë interesante te Napoli disa muaj më parë… E përditshmja italiane, “Il Mattino”, që është edhe me seli në Napoli, ka treguar një prapaskenë sa i përket Gennaro Gattusos, trajnerit që fitoi trofeun e parë në karrierë, Kupën e Italisë, pasi ekipi i tij mposhti me penallti Juventusin.

Në janar, teksa u prek fundi me humbjen në “San Paolo” 0-2 ndaj Fiorentinas, trajneri në mbledhjen me presidentin dhe të birin e tij, deklaroi si burrat edhe përpara ekipit: “Kontrata për mua nuk vlen! Nëse mendoni se jam e keqja dhe se nuk mund t’iu nxjerr dot nga kjo situatë, mund edhe të largohem pa problem”.

Gjithsesi, De Laurentiis preferoi të vazhdonte dhe pati durim me Gatusson, durim që u shpërblye pikërisht me fitim e Kupës së Italisë. Gatusso është një trajner i veçantë…

Kontrata për mua vlen zero, iki që tani!”, prapaskena e Gatussos ...

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit