“U pendova që refuzova Liverpoolin”, sinqeriteti i Kampionit të Botës

Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Lemar, ka zbuluar një prapaskenë merkatoje. Francezi ka zbuluar se tre vite më parë ishte pranë kalimit te Liverpool, por në fund ishte ai që e refuzoi.

Lemar e pranon se tashmë është penduar për zgjedhjen e tij, por nuk është koha për ta kthyer kokën mbrapa.

”Pendim? Ndoshta. Nuk kam pse ta fsheh, por jam pak i zhgënjyer. Kur diçka nuk ndodh, thjesht nuk ndodh. Nuk kisha arsye për ta kthyer kokën pas, prandaj në atë kohë tek Monaco punova fort që në merkaton tjetër të isha përsëri në qëndër të saj”, deklaron Lemar.

”Unë jam i hapur ndaj çdo lloj oferte. Jam futbollist dhe më pëlqen futbolli. Nuk kam pse t’ia mbyll derën asnjë klubi”, mbyll mesfushori, i cili i shkel syrin klubeve të Premier League me deklaratën e tij.

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit