Sot mbahen zgjedhet parlamentare në Serbi

Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ato ishin paraparë të mbahen në muajin prill, por që u shtynë për shkak të situatës me pandeminë.

Janë afro shtatë milionë qytetarë me të drejtë vote që pritet të i drejtohen kutive të votimit sot.

Një mundësi për të votuar do ta kenë edhe serbët në Kosovë.

Sipas sondazheve të publikuara fitues do të jetë partia e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Në vitin 2016-të kjo parti arriti të marrë besimin e 48 për qind të votuesve.

Në vendin e dytë ishte renditur me 12.5 për qind Partia Socialiste e Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq.

Opozita është e ndarë midis radikalëve që kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe disa partive të vogla të vlerësuara me vetëm tre për qind nga sondazhet.

Vuçiq është në pushtet prej tetë vitesh në postin e kryeministrit dhe presidentit.

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit