12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Kryeziu: Do ta ftojmë Sali Berishën në Prizren

Eqrem KryeziuKandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu e ka konfirmuar për Express se ftesa për të ardhur Sali Berisha në Qytetin e Vjetër është e tij.

Ai ka thënë se Sali Berishën e ka mik personal dhe për këtë arsye ka menduar ta ftojë në Prizren.

“Ka qenë ide imja, meqë Berishën e konsideroj mik personal”, ka thënë Kryeziu, për Express.

“Pra: jo LDK-ja, por Eqa. Megjithatë, nuk ka asgjë përfundimtare”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka treguar se ende nuk kanë kontaktuar me Berishën, megjithëse presin përgjigje pozitive nga ai. “Jo, ende nuk është ftuar. Të paktën unë nuk e di”.

Ndryshe në përfundim të fushatës elektorale, Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi i pati ftuar në Prizren Kryeministrin e Turqisë dhe atë të Shqipërisë për të përkrahur Ramadan Mujën në garën për Kryetar Komune.

Kandidati i LDK’së pati thënë se Ramadan Mujës mund t’i ndihmojë vetëm Sulltani i Madhërishëm duke u ngritur prej varrit. Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përsëri ka paralajmëruar se do të vizitojë Prizrenin më 16 nëntor, dy javë para balotazhit, për të mbajtur një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar edhe Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka bërë thirrje që Kryeministri i Shqipërisë të mos përfshihet në fushatën elektorale duke e ndihmuar PDK’në dhe Ramadan Mujën në Prizren.

Më Shumë

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar...

Aksident i rëndë në Rahovec (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e njohur “Te Rrasat” në Rahovec. Në një video të publikuar nga Rahoveci n’fokus shihet se...

Lajmet e Fundit