7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren, rreth 8 mijë vota të pavlefshme

zgjedhjet5Një pjesë e madhe e prizrenasve, menduan se më 3 nëntor e kryen obligimin e tyre qytetar, duke votuar të preferuarit e tyre politikë për nivelin lokal, por përkundër hedhjes në kuti, vota e tyre shkoi bosh, pasi nuk ishte saktësuar adresa e plotë.

Afro tetëmijë vota, apo siç thonë zyrtarët, shumë më tepër se herët tjera dolën të pavlefshme në komunën e Prizrenit, në zgjedhjet e sivjetme, ndërkohë që disa kandidatë të subjekteve të ndryshme ankohen se shkaku i mosinformimit të votuesve kanë humbur shumë vota.

Nga 156.427 votues me të dejtë vote, në komunën e Prizrenit vullnetin e tyre qytetar e shprehën afro 60 mijë persona. Pas numërimit, ndërkaq doli se 7.800 vota ishin të pavlefshme, sidomos ato për Kuvendin Komunal apo shumë më tepër se herëve tjera.

Në shumicën e rasteve ishte rrumbullakuar vetëm numri i kandidatit, ndërsa mungonte ai i subjektit, që e qartësonte adresën e votës.

Ilir Baldedaj, zyrtar në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, tha se kësaj radhe numri i votave të pavlefshme ka qenë shumë më i lartë, ndërsa raste të këtilla ka pasur çdo vendvotim, por më shumë ka pasur në zona rurale.

Edhe Ismet Kryeziu nga KDI konfirmon se ka pasur shumë vota të tilla, ndërsa shprehet për “Zërin” se gjithë këto vota të pavlefshme ndodhen si rezultat i partive politike, institucioneve shtetërore, përfshirë këtu KQZ-në dhe KKZ-të, pastaj OJQ-të si dhe mediat, të cilët sipas tij nuk e bënë punën për të cilën thirren.

Halil Cikaj, kandidat i PDK-së për asamble tha se është dëmtuar bukur shumë nga votat e pavlefshme, pasi në vendlindjen e tij, në Gjonaj ka pasur shumë vota, që kishin të rrethuar numrin e tij si kandidat, por mungonte subjekti.

Ngjashëm ankohet edhe Bujar Nerjovaj nga AAK duke thënë se si pasojë e mungesës së informimit të votuesve, ka humbur disa vota, në zonat e pritshme, ku mendohej se ishte votuar numri i tij, pa atë të partisë.

Në Prizren ankesa të tilla ka shumë. Pothuajse të gjithë këtë e shohin se rezultat të mosinformimit paraprak nga KQZ-ja dhe kompania e cila e ka fituar tenderin përkatës.
Munir Basha, nga Partia Konservatore, tha se numri i votave të pavlefshme ishte shumë i madh, në veçanti për listat për Asamblenë Komunale. “Nuk jam ekspert, por ndoshta duhet menduar një formë më adekuate e zgjedhjeve për Kuvend”, tha ai,shkruan Zëri.

Jehona Krasniqi, që për disa vjet ditën e zgjedhjeve është në tavolinën ndihmëse, në qendrën 2007/a, tha se si asnjëherë më parë, sivjet ka pasur parregullsi në regjistrin e votuesve, në të cilin kishte ndryshime të shumta nga herët tjera, pasi persona nga e njëjta familje nëpër qendra votuese të ndryshme, e disa nuk figuronin fare në lista.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit