OVL kundër dënimit të Tasiqit me vetëm 22 vjet burgim: Ta marrë dënimin e merituar

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati, ka thënë se dënimi me vetëm 22 vjet për krime lufte i Darko Tasiq është i vogël.

“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe para ushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Gucati përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Nuk pajtohemi me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimeve mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare, Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!”

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit