Në Prizren burrat rrahin gratë

Në Prizren janë raportuar raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, sipas Policisë së Kosovës.

Në të dy rastet, burrat kanë rrahur bashkëshortet, transmeton PrizrenPress.

Në rrugën “Beteja e Koshares” në Prizren, një grua ka njoftuar se është ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në fshatin Novakë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit