Deputeti i LDK’së: Kurti s’ka dallim nga Thaçi, më kërkoi takim në ora 22:00 që të mos votojë Qeverinë Hoti

Deputeti i LDK’së, Hatim Baxhaku, thotë se pak para votimit të Qeverisë Hoti, një bashkëpunëtor i Albin Kurtit i ka kërkuar të mos e jap votën pro Qeverisë dhe i ka thënë se Kurti dëshiron të takohet me të.

Baxhaku i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje të mos e quajnë Qeverinë e Avdullah Hotit “koti”, sepse asaj i ka dhënë legjitimitet Gjykata Kushtetuese.

Ai thotë tutje se Kurti nuk ka dallim nga Presidenti Hashim Thaci për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte thënë se i ka shkuar në shtëpi pas mesnatës për t\i kërkuar ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit. Baxhaku thotë se edhe një i afërt i Kurtit i ka thënë në orën 22:00 të takohet me liderin e LVV’së.

“Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votojë Qeverinë Hoti. Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua,, ka qenë rreth ora 10 e natës. Domethënë dallimi këtu nuk është mes Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit”, ka thënë Baxhaku. /Express/

Më Shumë

Abdixhiku: Në Suharekë folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot biseda me qytëtarë në Suharekë. Përmes platformës “Hajde Folim”, Abdixhiku tha se përmes kësaj platforme...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit