Shkelet një këmbësor në Zhur të Prizrenit, pëson lëndime të rënda

Ka mbetur i lënduar rëndë një këmbësor në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi është shkelur nga një veturë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:35, transmeton PrizrenPress.

Viktima është duke u trajtuar në repartin e ortopedisë.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin BMW pa targa humb kontrollin ndaj automjetit me ç’rast godet këmbësorin- viktimën mashkull i cili ishte në trotuar dhe dy automjete të cilat ishin të parkuara ku njëra nga veturat nga goditja përplaset ne rrethojat e Shtëpisë se kulturës. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është duke u trajtuar ne repartin e ortopedisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit