Gruaja nga Suhareka nuk respekton vetizolimin, hapet rasti në Polici

Një grua e cila ishte e infektuar me koronavirus në Suharekë nuk ka respektuar masën e vetizolimit, pra ka dalë nga shtëpia.

Lënda ndaj të dyshuarës është iniciuar dhe pas shërimit do të intervistohet nga Policia.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 09:00.

“Raportohet se është iniciuar lënda ndaj të dyshuarës femër kosovare, pasi që e njëjta nuk ka respektuar vet-izolimin pasi që ishte pozitiv me COVID-19.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara do te intervistohet pas kalimit te afatit të përcaktuar (shërimit)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./gazetablic.com/

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit