29.3 C
Prizren
E martë, 11 Gusht, 2020

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren dhe dy të tjerët lirohen nga akuzat për keqpërdorim të mjeteve për javën e dëshmorit

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bashkë me të, nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë liruar edhe dy mësimdhënësit, Bekim Thaqi dhe Bedri Çeku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, e cila tha se një vendim i tillë u mor në mungesë të provave, duke cekur edhe pamundësinë e Komunës së Prizrenit për përcaktimin e dëmit.

Ndryshe, në qershor të vitit 2016,  i akuzuari Çoçaj ishte dënuar me tre vjet burgim efektiv, Thaqi ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim, ndërsa Çeku ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Më 27 shtator 2016, Apeli kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe kishte kthyer lëndën në shkallën e parë për rivendosje.

Sipas Apelit, për tejkalimet e buxhetit duhet të sqarohet nëse janë përgjegjës të akuzuarit në fjalë apo zyrtarët komunalë që i kanë lëshuar mjetet.

Kjo gjykatë, gjithashtu kishte kërkuar që të përcaktohet se sa është tejkalimi i buxhetit, a është shkaktuar dëm, kujt i është shkaktuar dhe kush është përgjegjës, sepse nëse mjetet shtesë janë lejuar atëherë përgjegjësia është te zyrtarët komunalë.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut.

E më pas, më 15 gusht 2019, Apeli kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe kishte kthyer lëndën në rigjykim për të dytën herë.

Gjykata e Apelit, kishte kërkuar që në rigjykim, gjykata t’i administrojë edhe njëherë të gjitha provat në këtë çështje penale dhe të bëjë vlerësimin e provave të administruara.

Gjithashtu, gjykata e shkallës së dytë, kishte kërkuar që të dëgjohet edhe njëherë përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, lidhur me faktin se sa ka qenë dëmi në këtë rast.

Apeli kishte kërkuar që edhe njëherë të dëgjohen ekspertët që kanë bërë super ekspertizën në këtë rast.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2014, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut, të cilët i akuzon se duke qenë drejtorë të manifestimit kulturor “Remzi Ademaj”, kanë keqpërdorur mjetet e ndara për këtë manifestim.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, me qëllim të përfitimit për vete apo tjetrin, secili në vitin përkatës brenda periudhës 2008-2012, kanë përdorur mjetet e derdhura në xhirollogarinë personale të secilit, për të blerë gjera, me të cilat veprime i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Nexhat Çoçaj, po ashtu akuzohet se duke qenë kryetar i këshillit organizativ, ka bërë furnizime nga firma “Bogdani’ pronar i së cilës është vet ai dhe ka tërhequr para nga xhirollogaria e tij, pa iu ditur destinacioni, duke e tejkaluar buxhetin e lejuar në shumën prej mbi 4000 eurove, pa vendim përkatës të komunës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Anulohet testi i arritshmërisë në Kosovë për këtë vit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ta anulojë testin e arritshmërisë për vitin shkollor 2019/20. Vendimin për anulimin e testit për nxënësit...

Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Ndeshjet e Europa League vazhdojnë edhe sonte. Në program janë katër ndeshjet e radhës. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës,...

Puna nga shtëpia po e nxjerr “jashtë mode” jetesën urbane

Nga Aitor Hernandez-Morales, Kalina Oroschakoff & Jacopo Barigazzi Rreth 700 vjet më parë, qyteti i Sienës në rajonin e Toskanës në Itali, ishte një qendër...

Ja sa litra shi për metër katror ranë këto ditë në Prizren

Më së shumë reshje të shiut nga një gushti, e deri më sot ka patur në Ferizaj, derisa në shumicën e qyteteve shiu po...

Policia ndërpret një dasmë në Atmaxhë të Prizrenit, iniciohet rast ndaj organizatorit

Një personi i cili dyshohet se ka organizuar aheng familjar në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, i është inicuar rasti në Polici, raporton PrizrenPress. Sipas raportit...

Për dy ditë, 16 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Prezantohen anëtarët e jurisë në DokuFest 2020

DokuFest ka prezantuar sot anëtarët e jurisë për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga...

Kosova nëpër fotografi

Bukuritë e Kosovës, sidomos ato malore janë vërtet pamjet që do të donit të ktheheni prapë. Natyrën dhe liqenet po ua ofrojmë nëpërmjet fotografive të...

Thaçi publikon pamje nga Prizreni: Kryeqyteti historik i shqiptarëve

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar videon e radhës të promovimit të bukurive vendore. Ai këtë herë ka zgjedhur qytetin e bukur të Prizrenit, të cilin...

Moti ua prish planet kosovarëve, këtë fundjavë më pak vetura e kaluan kufirin me Shqipërinë

Moti i paqëndrueshëm ka ulur fluksin e automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë. Numri i automjeteve që kaluan Morinën ditën e sotme ka qenë...

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170...

6 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Elena Ora e ‘sfidon’ Ritën, ekspozon gjoksin gjigant

Elena Ora, tashmë për të gjithë ne është bërë e njohur si motra e yllit botëror, Rita Ora, e cila njëherësh është edhe menaxherja...

Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk...

Pasuria milionëshe e Mytaher Haskukës (DOKUMENT)

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ndodhet në krye të listës së kryetarëve të komunave sa i përket pasurisë. Ai në formularët e deklarimit të pasurisë...

27 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë tri ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 27 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Lajmet e Fundit

6 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Prizren, 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe vajzën e mitur

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi biseduan për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim pune, ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, me...

Elena Ora e ‘sfidon’ Ritën, ekspozon gjoksin gjigant

Elena Ora, tashmë për të gjithë ne është bërë e njohur si motra e yllit botëror, Rita Ora, e cila njëherësh është edhe menaxherja...