17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji 

Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i ka filluar në të mirë të grupeve minoritare që i përfaqëson. Mbi të gjitha ka bashkuar shqiptarët dhe të gjitha pakicat etnike tjera në Kroaci për zhvillimin e synimeve, familjeve dhe femijëve të tyre – duke krijuar perspektiva për të gjithë pa dallim. Këtë e ndjeva në takimin që kishim bashk në Zagreb.

Të gjithë shqiptarët nga Dubrovniku, Splitit, Zara, Rovinji, Poreçit, por edhe e gjithë Kroacia duhet ta votojnë numrin 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj. Poashtu, të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë pasaportë kroate, duhet të veprojnë njësoi.

Plani i votimit në Prishtinë është vetëm në ambasadën Kroate, në Qafë, tek Kafet e Vogëla – dhe në ambasadën Kroate në Tiranë në shtëpinë e bardhë.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Kroaci janë 4.284.889 milion banorë nga të cilët 328.738 u takojnë grupeve minoritare ku zonja Perljaskaj përfaqëson Shqiptarë 17.513 (0,41%), Boshnjak 31.479 (0,73%), Malazez 4.517 (0,11%), Maqedon 4.138 (0,10%), dhe Sllovenet 10.517 (0,25%).

Por nga viti 2011 mund të ketë ndryshime në shifra, por këta aktualisht janë të vetmit numra zyrtarë.

Aktualisht garojnë 3 shqiptarë për këtë post, por karriera dhe fuqia e zonjës Perljaskaj për të zgjidhur probleme të komplikuara, edhe në të kaluarën për shqiptarët dhe të tjeret, e bene ate personin më të fuqishëm, më stabil dhe me të besueshmin në këtë garë zgjedhore. Duke rrumbullaksuar numrin 4 në fletevotim, shqiptarët me të drejtë votë në Kroaci, zgjedhin personin më profesionist dhe më të besueshmen zonjën Ermina-Lekaj Perljaskaj. Një nënë e fortë, një grua e sukseshme dhe një përfaqësuese e kohës.

 

E lindur në Prizren; e diplomuar, e magjistruar dhe doktorruar në drejtësi; Ermira çdo ditë angazhohet për të drejtat të gjitha grupeve minoritare që përfaqëson pa dallim;  veçmas për atë Shqiptarë, Boshnjak e Slloven. Betimi i saj për Drejtësi dhe Mirëqenie, ka avancuar e përparuar  të gjitha grupet etnike që përfaqëson.

Zonja Perljaskaj, e ka futur në Parlamentin Kroat, për herë të parë, ditën përkujtimore për masakrën e Srebrenicës (BH) – që është e arritura me e madhe për popullatën boshnjake deri me tash në një shtet të BE-së.

Java e biznesit kosovar në Kroaci, është projekt që mbledhë të gjitha institucionet dhe bizneset e Kosovës në Kroaci. Njejtë vepron edhe me grupet tjera minoritare. Ajo është pranë secilit që ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje, sepse është femër e shekullit 21.

Ermiren kësaj radhe, me shumë se kurrë duhet përkrahur, veçmas për ndihem që ka afruar për të gjithë shqiptarët në Kroaci. Fituese e pavarur në dy mandate nga viti 2015 e bënë zonjën Perljaskaj kandidaten më të fuqishme shqiptare në Kroaci. Futja e gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera etnike nëpër shkolla është hapi më i fuqishëm i mos asimilimite te të rinjeve/rejave, veçmas shqiptarë që jetojnë në këtë shtet.

 

I shoqëruar me Munip Gashin, takimi im me Ermiren më 17 shkurt 2017 ishte rezultat i ftesë se Unionit Shqiptarë të Kroacisë që udhëhiqet nga Gjen. Esat Qollaku ku për disa ditë me radhë reflektuamë mbi mundësitë e zhvillimit dhe avancimit te të gjitha komuniteteve në shtetin kroat, të cilët përfaqësohen edhe me ligj. Ndër të tjera kemi diskutuar edhe për planin zhvillimor të saj si deputete e pavarur në Kroaci. Ai plan tash është marrëveshje në realizim, i nënshkruar ndërmjet saj Qeverisë Kroate; me afat realizimi deri në vitin 2024. Ermira tash po mbronë nenin 22-të këtij ligji,  ku grupet minoritare të gëzojnë të njëjtat të drejta punësimi dhe angazhimit në Shtetin kroat, sikur i gjithë populli kroat.

Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, që përkrahë Ermiren, është ndër organizatat më të fuqishme që ka krijuar bashkim dhe bashkpunim i të gjithë spektrit shqiptarë. Për këtë zonja Perljaskaj thotë: “Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim Ne vetë”.

Ermina-Lekaj Perljaskaj (https://erminalekajprljaskaj.hr/), ka një sër dekorimesh, por me i rëndësishmi është shpërblimi nga Presidenti i Shqipërisë “Shqiponja e Arte”, për kontributin e dhënë për shqiptarët në Kroaci dhe në botë.

Më Shumë

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit