934 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë

Pos pandemisë së COVID-19, Kosova po përballet edhe me situatën epidemiologjike të etheve hemorragjike.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani thotë se këtë vit ende nuk ka të infektuar nga rriqrat por vetëm të pickuar.

“Ne deri sot në Komunën e Malishevës kemi regjistruar 834 raste të pickimeve nga rriqrat, por që nuk janë infeksione dhe qindra të tjerë janë të pickuar në komunat tjera. Në krahasim me vitet tjera këtë vit pickimet janë shumë më të pakta në intensitet”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Ramadani thotë se për këtë sukses në përballjen me ethet hemorragjike kanë ndikuar rekomandimet IKSHP-së të ndjekura nga qytetarët dhe masat e marra nga IKSHP.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit