Humanisti Halil Kastrati propozohet për Qytetar Nderi i Prizrenit

Humanisti Halil Kastrati është propozuar për titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit.

Propozimi është bërë nga LDK-ja në këtë qytet, shkruan “PrizrenPress”.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Prizrenit, Haziz Hodaj tha se humanisti Kastrati po bën punë të jashtëzakonshme për familjet e varfëra.

“Halil Kastrati është njeriu që ka shtrirë dorën e ndihmës për shumë familje të varfëra. Ai po bën punë të jashtëzakonshme”, tha Hodaj.

Kuvendi i Prizrenit, me kërkesë të Hodajt, në seancën e fundit, në rend të ditës ka futur propozimin për shpalljen “Qytetar Nderi” të Halil Kastratit.

Kjo pikë u vendos që të shtyhet për shqyrtim dhe miratim në një seancë tjetër.

Ish-drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi tha se humanisti Kastrati meriton të nderohet nga ky qytet.

“Komuna e Prizrenit duhet ta shpallë “Qytetar_Nderi” humanistin Kastratin”, tha Kabashi për “PrizrenPress”.

Ai tregon se ndjehet krenar që për disa vite bashkëpunoi me Kastratin.

“Jam krenar, por edhe me fat që bashkëpunova për disa vite me humanistin më të madh në trojet shqiptare, Halil Kastratin”, shprehet Kabashi.

Humanisti Halil Kastrati, drejton Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Ai, deri më tash ka arritur t’i ndihmojë në forma të ndryshme shumë familje të varfëra jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarët. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Lajmet e Fundit