10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Malishevë, Holanda dhuron pajisje nënujorë për zhytësit e FSK-së

FSK-Banje te Malisheves(E plotësuar) Në një ceremoni të organizuar në ditën e fundit të trajnimit “Trajno trajnerët të zhytjes” në pishinën e notit në Banjë të Malishevës, që është edhe një prej vend trajnimeve për zhytësit e FSK-së, u zhvillua aktiviteti i pranim dorëzimit të donacionit për FSK-në nga qeveria e Holandës.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati pranoi donacionin nga ambasadori i Holandës në Kosovë, zotiri Robert Bosh(Robert Bocsh). Donacioni përbëhet prej disa pajisjeve të komunikimit nënujorë të zhytësve, mjete këto shumë të nevojshme për zhytësit e FSK-së për operacionet e veçanta nënujore.

Me rastin e pranimit të donacionit, Komandant Kastrati falënderoi qeverinë dhe popullin e Holandës për mbështetjen e vazhdueshme që po i bënë FSK-së në lëmin e zhytjes dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj njësie. Sidomos është e rëndësishme tha gjeneral Kastrati mbështetja e Qeverisë holandeze për faktin së FSK-ja, konkretisht Kompania e Kërkim Shpëtimit në ujëra, është në vijën e parë të reagimit në bazë Planit të Veprimit Kombëtarë, për këtë arsye mbështetja me pajisje të komunikimit e plotëson një nevojë të domosdoshme për funksionim operacional të suksesshëm.

Nga ana e tij ambasadori i Holandës,zotëri Bosh deklaroj se: “Ne kemi arritur të përgatisim mjeshtër të zhytjes, kemi përgatitë trajnerë të cilët do të trajnojmë më tutje pjesëtarët e kërkim shpëtimit në ujëra dhe se donacioni që po dhurojmë sot me pajisje të komunikimit ofron siguri për zhytësin dhe i jep siguri gjithë operacionit në ujë”. Ky trajnim përfundoi por nuk do të përfundon mbështetja e shtetit të Holandës për FSK-në, tha në fund ambasadori Bosh.

Pjesëtarët e kërkim – shpëtimit të FSK-së me këtë rast i demonstruan pajisjet e dhuruara dhe u shprehen të kënaqur me cilësinë e tyre.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandant i Komandës së Forcës Tokësore (KFT), kolonel Iljaz Dërguti komandant i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), kolonel Shaip Haziri, Komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) dhe kapiten Haki Hertica komandant i Task Forcës së Kërkim Shpëtimit.

 

Holanda dhuron FSK-së pajisje për zhytje, ceremonia mbahet sot në Banjë të Malishevës

Ministria e Forcës së Sigurisë organizon ceremoninë e dorëzim pranimit të donacionit të pajisjeve për zhytje nga Qeveria e Holandës. Ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit nga Qeveria e Holandës, do të mbahet sot nga ora 15:00, në Banjë të Malishevës saktësisht në vendin e trajnimit të zhytësve të FSK-së, pishinë.

Në ceremoninë e pranimit të donacionit, do të marrin pjesë; Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ambasadori i Holandës në Republikën e Kosovës, Robert Bosch, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MFSK-së, FSK-së, KFOR-it, dhe pjesëtarët e Njësisë së Zhytësve të FSK-së.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit