9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Mourinho: Tottenhem do të fitojë tituj para se të largohem unë

Jose Mourinho pret që të kthejë Tottenhamin në një skuadër që fiton trofe para se kontrata e tij me klubin të përfundojë.

Portugezi iu bashkua skuadrës së Premierligës në nëntor, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare, ku zëvendësojë Mauricio Pochettinon, pas një fillimi të vështirë të sezonit.

Finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve nuk kanë fituar ndonjë kupë që nga viti 2008, kur fituan kupën e ligës, dhe ky sezon po ashtu do të përfundojë pa asnjë.

“Sa kohë iu desh Jurgenit te Liverpoool?”, tha Mourinho para gazetarëve, kur foli për sukseset e gjermanit, përcjell lajmi.net.

“Katër vjet, katër sezone. Bleu një prej portierëve më të mirë në botë, bleu një prej mbrojtësve të qendrës më të mirë në botë e kështu më radhë”.

“Unë jam i përqëndruar në kontratën time tre vjeçare. Unë besoj se në kontratën time tri vjeçare ne mund të fitojmë trofe”.

Më Shumë

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës...

Gjimnazistët e “Hamdi Berisha” në garë me katër projekte në nivel vendi

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë do të përfaqësohen me katër projekte në një garë ku marrin pjesë 40 shkolla nga e gjithë...

Lajmet e Fundit