“Më vjen të ulëras”: Njihuni me CV-në e deputetes, dikur “Miss Tepelena” që do ndryshojë Kushtetutën

Në një rast të pazakontë në historinë e tranzicionit shqiptar të 30 viteve të fundit, mazhoranca e Edi Ramës, së bashku me opozitën parlamentare, janë duke kryer ndryshime të ngutshme në Kushtetutë, pa një dakordësi dhe një marrëveshje me bazë të gjerë politike.

Në një vendim të minutave të fundit, në Komisionin e Ligjeve po diskutohet sot lidhur me ndryshimet kushtetuese, që do të bëhen, që nisin me listat e hapura, heqjen e koalicioneve parazgjedhore si dhe uljen e pragut elektoral.

Një prej relatoreve të këtyre ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit është edhe deputetja Ediola Braha, e cila ka dalë nga listat e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, por CV-ja e saj lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht në njohuritë e saj juridike.

Ka qenë gazetarja Esiona Konomi, ajo që ka bërë publike CV-në e deputetes, e cila ka mbaruar Universitetin në një shkollë private, që tashmë është mbyllur, dhe tashmë do të propozojë të ndryshojë Kushtetutën, pa pasur më parë një konsultim mes ekspertëve.

“Më vjen të ulëras! Unë dhe ju, duhet të presim deri pasditje, që zonja deputete me CV e mëposhtme, të japë kontributin e saj për ndryshimet Kushtetuese, ndalimin e koalicioneve, hapjen e listave, apo se cfarë pragu elektoral do të kemi.

Pra, znj. Braha, është caktuar nga opozita parlamentare si një prej relatoreve për amendimet në Kushtetutë. As arsim minimal juridik, asnjë ekperiencë në cështjet e legjislative, e aq më pak në rangun e kushtetutshmërisë. Hidhini një sy arsimit dhe eksperiencës së saj në punë dhe krijojini vetë pritshmëritë. (Asgje personale. Faktet.)”, shkruan gazetarja Konomi në postimin e saj.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit