Pogba ‘tradhton’ Realin dhe Juven, përcaktohet për këtë ekip

Mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba është afër që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Manchester United-in.

Sipas SunSport, “Djajtë e Kuq” janë të bindur që francezi do nënshkruajë kontratën e re në fund të sezonit.Pogba ka ndryshuar vendimin dhe dëshiron të mbetet në “Old Trafford”, me dallim nga vera e kaluar, ku dëshironte largimin.

Thuhet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer është një ndër arsyet kryesore pse Pogba ka vendosur ta rinovojë kontratën.

Të interesuar për Pogba mbesin Real Madrid-i dhe Juventus-i, skuadra të cilat janë duke pritur merkaton verore për të bërë ofertat e tyre.

Kontrata momentale lojtarit i skadon verën e vitit 2021, kurse kartoni i tij vlen rreth 75 milionë euro.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit