3 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

3 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin […]

Më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më datë 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj

Më Shumë

Policia nuk ndalet: Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

Gjatë kësaj jave, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste të...

Këta janë kandidatët të cilëve iu hoqën vota në Malishevë

Hetimi për manipulim me votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 është zgjeruar në gjithë Kosovën. Pas aksionit në Prizren, sot është zhvilluar operacion...

Lajmet e Fundit