Nëntogeri Kushtrim Hoxha nga Prizreni, diplomon në Kursin bazik për Artileri në Turqi

Nëntogeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) Kushtrim Hoxha pas përfundimit të kursit bazik për artileri, nga data: 13.01.2020 e deri më 13.07.2020, në mesin e 382 kursantëve, diplomoi me sukses të lartë në Shkollën e Artilerisë dhe Raketave në Polatli të Turqisë.

Në këtë kurs ishin gjithsej edhe 17 kursantë të huaj nga të cilët oficer Hoxha zuri vendin e 3-të dhe mori Medaljen e Bronztë. Gjithashtu, nëntoger Hoxha për përkushtimin dhe mesataren e lartë të arritur gjatë kursit u zgjodh „Oficer Kursi Shembullor\”. Nëntor Hoxha ka ndjekur edhe ligjërata të ndryshme gjatë kursit, që do të jenë shumë të rëndësishme në rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimit të FSK-së

Ky sukses i nëntoger Hoxhës dhe oficerëve tjerë të FSK-së, që po shkollohen kudo në botë, janë me rëndësi për ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e FSK-së, në funksion të përmbushjes së misionit të ri, si forcë ushtarake dhe detyrave ligjore të saj.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit