11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Sindikata e PTK-së kërkon nga Qeveria të marrë përgjegjësinë për gjendjen në Telekom

Sindikata e PTK-së kërkon nga Qeveria të marrë përgjegjësinë për gjendjen në Telekom
Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit ka kërkuar nga Qeveria që si aksionare e kësaj ndërmarrje të marrë edhe përgjegjësinë për gjendjen e krijuar.

Kryeministri Avdullah Hoti, sot priti drejtuesit e Telekomit dhe të Sindikatës së PTK-së, por nuk u dha asnjë detaj se çfarë është folur apo se si mund të dilet nga kriza.

Llogaritë e Telekomit janë bllokuar së fundmi pasi ka humbur një rast në Dardafone.net (Z Mobile) në Arbitrazh. Përmbaruesit kanë bllokuar llogaritë, duke kërkuar shlyerjen e borxhit të përmbarimit në vlerë mbi 26 milionë euro.

“Kryetari (i Sindikatës Lamih Balaj v.j.) i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të behet zhbllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës dhe të mos ketë pengesa në operimin e punëve ditore. Gjithashtu kemi kërkuar që aksionari të marrë përgjegjësinë direkte, sepse bordet të cilat i kanë miratuar nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qenë të emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeverisë si aksionare 100% ta mbrojë pasurinë shtetërore, ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta e Republikës se Kosovës. FSP-PTK do t’u japë hapësirë negociatave të Qeverisë për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë qe të lirohen llogaritë e Telekomit, të bllokuara nga zhvatësi 10-vjeçar Z-Mobile”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së PTK-së.

Më Shumë

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit