Njëmbëdhjetë propozimet e Kujtimit

Deputeti i PDK-sw,  Kujtim Gashi në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka propozuar njëmbëdhjetë amandamente për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Njoftimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, kam propozuar njëmbëdhjetë amandamente për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Amandamentet e propozuara janë:

1. Muzeu i gjenocidit në Prishtinë,
2. Qendra Historike e Prizrenit,
3. Rehabilitimi i rrugës rajonale Zhur-Dragash,
4. Palestra Sportive në Shtime,
5. Qendra Kulturore në Pagarushë,
6. Rivitalizimi i Rrugës ‘Marin Barleti’,
7. Arkivi i qytetit në Shtime,
8. Shtëpia e Kulturës në Bellanicë të Malishevës,
9. Kulla e familjes Fanaj në Vërmicë,
10. Shtëpi Muze ‘Fadil Vata’ në Sallagrazhdë të Suharekës,
11. Restaurimi i Kullës ‘Ramë Bllaca’ në Bllacë të Suharekës.

Përkundër faktit se shumica e organizatave buxhetore kanë pësuar shkurtime buxhetore si pasojë e pandemisë, dhe prioriteteve tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës, megjithatë, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, përmes amandamenteve kanë propozuar në rishikimin e buxhetit për 2020, shumicën e projekteve si: Qendrat inovative dhe pishinat gjysëm olimpike në Ferizaj, Drenas dhe Malishevë, projektet kulturore dhe sportive në Kaqanik, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë e Skenderaj, projektet sportive në Krushë të Madhe, Ratkoc, Rahovec, Deçan e Istog, projekte të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, arsimit, shkencës, teknologjisë, ambientit, infrastrukturës tokësore dhe nëntokësore, në drejtësi dhe siguri, por edhe në fushat dhe sektorët tjerë, veçanërisht, projektet të cilat do ta ndihmojnë vendin tonë në përballje me Covid-19.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit