Oriola Marashi ‘i tërheq veshin’ Eros Grezdës për statusin e tij

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda kanë bërë prej pak kohësh publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe në rrjete sociale s’kanë munguar pozat e ëmbla.

Së fundmi, ata kanë nisur pushimet së bashku duke na e bërë zili të gjithëve, teksa shijojnë detin e rrezet e diellit në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata kanë ndarë vazhdimisht në rrjete sociale poza nga pushimet, mirëpo foto e fundit e Erosit tërhoqi vëmendjen.

Kjo pasi në shkrimin e fotos, futbollisti harroi një detaj të rëndësishëm për të cilin ia tërhoqi vëmendjen Oriola.

“Vend fantastik për t’u relaksuar dhe për t’u stërvitur”-ishin fjalët e Erosit në postim.

‘Dhe për t’u dashuruar”- shtoi modelja në foton e tij, duke ia bërë të gjithëve edhe njëherë të ditur se janë çift.

Image

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit