20.2 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Korriku i zi në Kosovë: COVID-19 ua mori jetën 173 personave

Vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur gjithsej 173 persona nga Covid-19 në Kosovë.

Nga të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me datë 1 korrik kanë qenë të konfirmuar 54 raste të vdekjes.

Kurse sot më 31 korrik nga rezultatet e fundit të IKSHPK’së janë konfirmuar gjithsej 227 raste të vdekjes në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Vetëm nga periudha 1 deri më 31 korrik kanë vdekur gjithsej 173 persona nga Covid-19.

Rastet pozitive nga fillimi i muajit korrik kanë shënuar rritje.

Kështu me 1 korrik numri total i rasteve pozitive ka qenë 2.991 raste, kurse sot më 31 korrik janë konfirmuar edhe 226 raste të reja duke e çuar numrin në 8.330 raste me Covid-19.

Nga periudha 1 deri më 31 korrik janë shënuar 5339 raste të reja me koronavirus në nivel vendi.

Raste aktive më 1 korrik kanë qenë 1.293 raste, kurse më 31 korrik janë gjithsej 3.525 raste aktive.

Numri i të shëruarve më 1 korrik ka qenë 1.664 raste derisa sot më 31 korrik numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4.578 raste./GazetaExpress/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren e OSBE rrisin koordinimin për luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përkatësisht Menaxherin e...

Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në...

Lajmet e Fundit