6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Ujëvara e Sotirës një kryevepër natyrore

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi solli së fundi pamje fantastike të Ujëvarës së Sotirës dhe bukuritë natyrore që ka parku i Tomorit.

Klosi fton pushuesit dhe turistët që të vizitojnë këtë destinacion fantastik turistik.

“Nga burimet e ujit të Malit të Tomorit krijohet Ujëvara e Sotirës. Një atraksion turistik, që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë e pushues”, shprehet Klosi.

Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth dy orë në këmbë nga fshati Sotirë, nga ku ka marrë emrin ujëvara.

Ujërat burojnë nga mali i Tomorit dhe zbret nga një lartësi prej 100 m. Në verilindje të Tomorit, ndodhet një burim i fuqishëm që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.

Kjo ujëvarë tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë ajo pret me qindra vizitorë.

Ujëvara e Sotirës është vizituar nga qindra turistë këtë vit dhe fluksi vazhdon të rrite me rritjen e temperaturave në sezonin e verës pasi natyra e bukur e Tomori ofron jo vetëm freski, por bukuri të rralla natyrore, ecje në këmbë në shtigje malore, bimësi të harlisur dhe vendpushime të mrekullueshme për kampingje malore./ATSH

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

Lajmet e Fundit