13.6 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Qeveria nga sot mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët

Ministrja Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga sot (1 gusht 2020), e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për veturat e bashkatdhetarëve.

Ajo iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që gjatë qëndrimit në Kosovë, t’i respektojnë rekomandimet e IKSHKP-së, njofton Klan Kosova.

“Prej sot, 1 gusht 2020, e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për autoveturat tuaja. Polica e sigurimit shkarkohet në ëebfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS – http://www.bks-ks.org), mund ta mbani në telefonin tuaj dhe kështu ju mund të shmangni krijimin e radhëve të gjata para sporteleve të BKS”.

“Ju lutem shumë që gjatë ardhjes, e sidomos gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë, të respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHKP-së”.

Më Shumë

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

24 orë punë në Prokurorinë e Prizrenit: Pesë të arrestuar dhe 26 aktakuza të ngritura kundër 33 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar angazhimin e saj gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër kriminalitetit, duke proceduar dhjetëra raste në rajonin...

Lajmet e Fundit