15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Prizren, arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Policia në Prizren ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton PrizrenPress.

Arrestimet kanë ndodhur në dy raste të ndara.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të hënën rreth orës 15:45, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të cilët janë ndaluar nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 30 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Amfetaminë, 14 tableta të dyshuara si narkotik të llojit Ekstazi dhe një kavanoz i plastikës me 46 tableta të dyshuara si narkotikë të llojit Ektazi, një peshore digjitale një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike dhe një telefon celular. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur po në të njëjtën ditë rreth orës 18:20, ku policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 0.58 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe një pako me rrizlla. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë te rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit