8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Krushë e Vogël/ Familja e të ndjerit tash e 12 ditë në pritje të rezultatit për COVID-19

Jeton Rashkaj nga Krusha e Vogël e Prizrenit ka varrosur babanë e tij me procedura të njëjta sikur në rastet kur bëhet fjalë për të infektuar me koronavirus.

Familjes i është thënë se ai ishte vetëm i dyshuar për COVID-19 dhe ishte testuar.

Por, 12 ditë pas vdekjes, familja ende nuk ka marrë rezultatin, raporton KOHA.

Rashkaj thotë se ka kërkuar të dijë rezultatin e testimit, dhe për këtë ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por edhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, por pa sukses.

Familjarët e të ndjerit thonë se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje, vetëm se ditët e fundit është vizituar te mjeku familjar, më pastaj ky i fundit ka rekomanduar që të dërgohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku kishte vdekur pas 4 orëve.

Familja thotë se derisa të pranojnë rezultatin janë duke qëndruar në vetizolim.

Lidhur me këtë rast, IKSHPK-ja nuk ka kthyer përgjigje as në interesimin e televizionit.

Më Shumë

Vdes një grua në Rahovec

Ka vdekur një grua në Rahovec, ku në raportin e policisë thuhet se të njëjtës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në...

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Lajmet e Fundit