21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Në Prizren shqiptohen 466 gjoba dhe 773 fletëparaqitje për mosmbajtje të maskës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme etj, raporton PrizrenPress.

Përmes komunikatës, Policia njofton se gjatë kryerjes se detyrës zyrtare përgjatë 48 orëve janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:

1. Janë kryer 15 kontrolla dhe asistime me Inspektorë sanitar,
2. Janë dhëne 432 vërejtje policore,
3. Janë hapur 5 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250,
4. Janë plotësuar 773 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës, dhe
5. Për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 466 gjoba.

“Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë”, njofton Drejtoria Rajonale përmes një komunikate./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit