7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë

Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

Tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s janë rritur qëkur Ankaraja filloi operacionet e kërkimit të naftës dhe gazit në një zonë të diskutueshme të Detit Mesdhe, të hënën. Greqia thotë se anija eksploruese e Turqisë – Oruc Reis – po operon në mënyrë të paligjshme në ujërat që bien në sferën kontinentale të Greqisë, akuza të cilat Ankaraja i ka hedhur poshtë. Anija turke shoqërohet nga disa anije luftarake. Edhe Greqia ka dërguar luftanijet e saj në rajon.

“Ne duam të arrijmë zgjidhje politike përmes mjeteve paqësore në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, i tha Akar, agjencisë Reuters. Akar tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat dhe interesat” e saj në ujërat bregdetare.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të takohet të premten në Vjenë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të diskutuar situatën e fundit.

Të premten pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente online midis ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të cilët do të diskutojnë për tensionet në rritje mes Greqisë dhe Turqisë. Ankaraja është zemëruar nga një marrëveshje që Greqia nënshkroi me Egjiptin të enjten e kaluar, e cila përcakton kufijtë e tyre detarë dhe zonat ekskluzive ekonomike për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve. Vitin e kaluar, Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë libiane të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli.

Marrëveshja Turqi-Libi shkaktoi zemërim në Greqi, Egjipt dhe Qipro, duke thënë se ajo cenonte të drejtat e tyre ekonomike në Mesdhe. Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.

Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore.

Më Shumë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.   Brezovica, Prevalla dhe...

Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda...

Lajmet e Fundit