6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Kosova e para në botë me vdekje nga Covid-19 në 1 milion banorë

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka publikuar një tabelë në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Në tabelën e publikuar nga profesori amerikan janë të dhënat deri në datën 11 gusht 2020.

Pavarësisht kësaj, numri i rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë ka qenë i lartë edhe në të dhënat e publikuara dje nga IKSHP, ku ishin gjithsejtë brenda 24 orëve 11 persona të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur gjithsejtë 365 persona.

Numri total i personave të infektuar është 10 mijë e 795 nga 42 mijë e 136 sa janë testuar.

Sipas të dhënave të IKSHP-së deri më 12 gusht janë shëruar 6 mijë e 411 persona derisa mbeten aktiv edhe 4 mijë e 19.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 dhe i rasteve të vdekjes është rritur ndjeshëm në Kosovë pas vendimeve të institucioneve për heqjen e kufizimeve./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Nis epoka e “Profesorit” me fitore spektakolare, Malisheva mposht Ballkanin

Malisheva ka shënuar një fitore të madhe ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 4-2 në një përballje spektakolare dhe plot emocione. Ndeshja shënoi edhe debutimin...

Përcaktohet orari i Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll

Është përcaktuar orari i ndeshjeve të “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i Kupës, e që pritet të jetë spektakël...

Lajmet e Fundit