10.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Vaksina amerikane për COVID-19 është duke funksionuar

Një vaksinë për COVID-19 e krijuar nga kompania farmaceutike Pfizer ka kaluar testimet për siguri dhe efikasitet në testimet fillestare klinike, thuhet në një studim, raporton “Daily Mail”.

Kjo po shihet si një vaksinë tjetër kandidate premtuese për të parandaluar koronavirusin e ri. Testimet e hershme te njerëzit, të bëra nga kompania me seli në New York, Pfizer dhe nga universitetet dhe spitalet në SHBA, ka prodhuar rezultate premtuese.

Njerëzit që kanë marrë vaksinën kanë prodhuar reagim imunitar të ngjashëm, apo edhe më të fortë, sesa ata që e kanë kaluar koronavirusin.

Nuk është raportuar për ndonjë efekt anësor të rrezikshëm në mesin e 36 të rriturve që kanë marrë vaksinën, të cilët kryesisht janë ankuar për kokëdhembje dhe lodhje.

Disa kompani amerikane po merren me studime për krijimin e vaksinës së re. Rezultatet e para të vaksinës së Pfizerit janë publikuar në revistën Nature.

45 të rriturve nga mosha 18 deri 55 i është dhënë një dozë 10 mikrogramë, 30 mikrogramë apo 100 mikrogramë apo edhe placebo.

Hulumtuesit kanë zbuluar se sistemi imunitar ka reaguar dukshëm më tepër te grupi me 30 mikrogramë. Por, nuk kishte efekt në reagim mes atyre që morën 30 mikrogramë dhe atyre 100 mikrogramë. Grupi që mori 100 mikrogramë pati më tepër efekte anësore.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Lajmet e Fundit