21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Vjedhin para në një pompë derivatesh në Pllavë të Dragashit

Një person ka raportuar se në objektin e pompës me derivat, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:30, në fshatin Pllavë të Dragashit.

Siç thuhet në raport, lidhur me rastin një i dyshuar është intervistuar në stacion policor.

“Fsh. Pllavë, Dragash 12.08.2020 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në objektin e pompës me derivate, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash. Lidhur me rastin një i dyshuar është intervistuar në stacion policor”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit