26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ligji për pandeminë: Gjobat prej 35 deri në 500 euro në rast se nuk respektohen masat parandaluese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Ligjin parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. E për mos respektimin e këtij ligji, mund të dënoheni me gjobë prej 35 deri në 500 euro.

Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.

Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit Anti-COVID, mos bartja e maskës dhe mos mbajtja e distancës dënohen me 35 euro. Policia ka autorizime të plota ligjore për veprim”, shkruan Murati në Facebook.

Gjithashtu edhe edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e përgëzoj kryetaren Osmani për propozimin e këtij ligji.

Tutje, deputeti tregoi se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro. Ndërsa ai që nuk respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. E ai që nuk respekton izolimin do të dënohet me 500 euro.

“#mbajmaskë se tani kushton 35€, #mbajdistancë se kushton 35€ #respektondalimqarkullimin sepse-200€ #respektoizolimin se kushton 500€”, ka shkruar Avdyli.

 

Më Shumë

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit