Ish- kandidati për kryetar të Malishevës braktis AAK-në

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e fundit nga radhët e AAK-së, Kajtaz Gashi është larguar nga kjo parti.

Gashi ka deklaruar përmes një postimi se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës”, ka shkruar Gashi.

Ai nuk ka bërë të ditur arsyet e largimit, por ka thënë se angazhimi i tij politik do vazhdon.

“Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite. Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit”, ka thënë ai./Insajderi.org

Y

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Lajmet e Fundit