15.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Italia mbyll klubet e natës pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus te të rinjtë

Italia do të mbyllë diskotekat dhe klube dhe do të bëjë maskat obligative në hapësira të jashtme në disa zona gjatë natës, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet, veçanërisht te të rinjtë, shkruan agjencia Reuters.

Rastet e reja me koronavirus në Itali, shtetin e parë në Evropë që u godit rëndë nga koronavirusi, ishin gati dyfishë më tepër sesa ato të regjistruara tri javë më parë. Mosha mesatare e personave që po infektohen me virus ka rënë më pak se 40 vjet, sipas të dhënave.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër – dy ditë pas festave italiane ku shumë të rinj italianë dalin të vallëzojnë – dhe do të qëndrojnë deri në fillim të shtatorit.

Maskat do të jenë të detyrueshme të mbahen nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit në zonat e mbyllura në bare dhe pube dhe në vende ku tubimet janë të mundshme.

“Ne nuk mund ta anulojmë atë sakrificë që u bë në muajt e fundit. Prioriteti ynë duhet të jetë hapja e shkollave në shtator, në mënyrë të sigurt”, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza.

Speranza të shtunën i ka bërë thirrje të rinjve që të jenë sa më të kujdesshëm që është e mundur pasi “nëse infektojnë prindërit apo gjyshërit, rrezikojnë të shkaktojnë dëme të vërteta”.

Qeveria mbajti klubet e natës të hapura përkundër kritikave se ato mbledhin turma të mëdha të njerëzve dhe se nuk po respektohet distanca sociale e nuk po mbahen maskat.

Të dielën, janë konfirmuar 479 raste të reja me koronavirus në Itali, shifër më e ulët se 629 sa u regjistruan të shtunën, por u bënë edhe më pak testime. Jeta e natës, kthimi nga pushimet dhe gjeneratat e reja duke mos respektuar distancën sociale, janë parë nga ekspertët mjekësorë si arsye për rritjen.

Që nga përhapja më 21 shkurt, Italia ka regjistruar mbi 35 mijë të vdekur nga COVID-19.

Testimi i pushuesve që aterojnë në aeroportet në Romë kanë filluar nga e diela, pasi qeveria ka thënë të mërkurën se personat që udhëtojnë nga Kroacia, Greqia, Malta e Spanja, duhet të testohen për virus.

Më Shumë

MKRS-ja merr përsipër restaurimin e Kinemasë Lumbardhi, të anuluar nga Zyra e BE-së

Projekti për rivitalizimin e Kinemasë Lumbardhi në Prizren do të realizohet me mjetet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pasi mbështetja...

Abrashi: Opozita është në panik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se opozita ka hyrë ‘all in’ për zgjedhjet e 9 shkurtit,e që sipas tij, kjo tregon...

Lajmet e Fundit