8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

E bujshme: Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona

Humbja që Barcelona pësoi kundër Bayern Munich të premten në mbrëmje, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve (2-8), la më shumë se gjurmë. Pas takimit, mbrojtësi spanjoll Gerard Pique lëshoi disa fjalë të forta në lidhje me situatën e klubit, të cilët nuk fituan asgjë në sezonin 2019-2020. Ky i fundit madje deklaroi se ishte i gatshëm të largohej nëse klubi vendos të sjellë lojtar të rinj.

E bujshme: Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona

Por shpejt, media ndezi një temë tjetër: Lionel Messi. Sipas informacioneve të raportuara pak kohë më parë nga “Cadena COPE” , “Pleshti” kishte kërcënuar drejtuesit e klubit blaugranë me largimin nëse nuk do të kishte ndryshime të shpejta, pavarësisht një kontrate e cila mbaron në qershor të vitit 2021. Mediat spanjoll pastaj filluan të flisnin për Messin me orë të tëra.

Dhe lajmet e fundit do të trondisin përsëri internetin …

Lionel Messi ka folur tashmë me drejtuesit e tij

Sipas informacioneve të “Esporte Interativo”, më saktësisht nga gazetari i saj Marcelo Bechler, i cili publikoi i pari lajmin për largimin e Neymar nga Barcelona te PSG në vitin 2017, sulmuesi argjentinas e ka marrë përfundimisht vendimin e tij pa pritur masat e Barçës: kapiteni dëshiron të largohet këtë verë!

“Mesi dëshiron të largohet tani nga Barcelona, jo më 2021 – e ka njoftuar për këtë tashmë edhe klubin”, thotë ndër të tjera gazetari i njohur.

Për kujtesë, Messi ka një klauzolë largimi prej 700 milionë eurosh.

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Lajmet e Fundit