Sevilla eliminon Manchester United-in, kualifikohet në finale

Sevilla e ka eliminuar Manchester Unitedin për të arritur finalen e gjashtë në histori në Europa League. Spanjollët triumfuan 2-1 kundër anglezëve

VIDEO/ Super Sevillia, përmbys Man United dhe arrin në finale

“Andaluzianët” kanë siguruar biletën për në finalen e këtij kompeticioni të rëndësishëm, pasi mpshtën 2-1 me përmbysje “Djatë e kuq”.

Skuadra angleze kaloi e para në avantazh, me Bruno Fernandez, i cili arriti të shëndërronte në gol një penallti të fituar nga Marcus Rashford në minutën e 9-të.

Mirëpo spanjollët arritën të kundërpërgjigjeshin mjaftë mirë dhe arritën barazonin sfidën. Ishte ish-futbollisti i Milanit, Suso ai i cili shënoi për Sevillian në minutën e 26-të pas një asisti të shkëlqyer të Sergio Reguilon.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Sevillia arriti të bëjë përmbysjen e madhe, me de Jong, i cili dërgoi shënoi për spanjollët në minutën e 78-të pas një krosimi fantastik të Jesus Navas.

Në finale Sevillia do të përballet me një prej çiftit fitues Inter Shakhtar Donetsk.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit