VV ironizon me Mustafën, Haradinajn, Limajn e Hotin: Takim i Presidentëve

Lëvizja Vetëvendosje ka ironizuar me takimin e thirrur për në ora 15:00, ku do të shihen pas përplasjeve partnerët e koalicionit.

Këtë takim nga partia e Albin Kurtit e kanë quajtur takim të presidentëve.

Ky reagim i LVV’së vjen pas propozimit që bëri AAK’ja për Ramush Haradinajn që ai të jetë kandidat për president i Kosovës.

Pak minuta më parë ndërkaq, nga Nisma e kanë propozuar Fatmir Limajn derisa ditë më parë edhe nga AKR’ja kërkuan që Behgjet Pacolli të emërohej në këtë pozitë.

Në anën tjetër, Isa Mustafa, kreu i LDK’së, kohë më parë ishte shprehur i gatshëm për t’u emëruar në këtë pozitë./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit