Realizohet faza e parë e dezinsektimit në Prizren

Është bërë dezinsektimi i hapësirave publike në qytet dhe zona periferike të Prizrenit, i cili ka për qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik i qytetarëve.

Dezinsektimi është bëë nga kompania “Zona Park”.

Dezinsektimi ka filluar nga Parku i Qytetit, duke vazhduar tek Varrezat e Qytetit dhe lagje të ndryshme si: “Bajram Curri”, “Arbana”, “Ortakoll”, “Petrova”, “Dardania”, “Lagjja e Trimave”, “Kurillë”, në Shatërvan e pjesë të ndryshme të qytetit, me ç’rast është realizuar në tërësi faza e parë e dezinsektimit.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren njofton se brenda kësaj jave do të fillojë edhe faza e deratizimit të kanalizimeve./PrizrenPress.com/

e

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Hapet në Prizren edicioni i tretë i Panairit Tradicional të Grave Zejtare

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, në bashkëpunim me HWK Koblenz, ka organizuar për herë të tretë Panairin Tradicional të Grave Zejtare, i...

Lajmet e Fundit