Në Prizren, katër personave i gjenden nëntë qese me kokainë në veturë

Katër persona janë arrestuar nga policia dje në rrugën “Olimpia” në Prizren, raporton PrizrenPress.

Tre qytetarë të Prizrenit dhe një shtetas i Norvegjisë janë ndaluar nga policia në një pikë kontrolli ku më pas u janë gjetur nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë në veturë.

Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe katër telefonat e të dyshuarve, 170 euro si dhe veturën me të cilën ishin duke vozitur të njëjtit.

Më vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit