Brescia humb durimin me Interin për Tonalin, zbulohet oferta e Milanit

Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, ka disa kohë që flitet se do të transferohet në radhët e Interit. Madje këtë javë duhet të ishte dhe zyrtarizimi i marrëveshjes, por për momentin diçka e tillë nuk pritet të ndodhë. Klubi zikaltër fillimisht duhet të largojë disa mesfushorë të padëshiruar nga ekipi dhe më pas të hidhet në sulm për 20-vjeçarin.

Nga kjo situatë e krijuar kërkon të përfitojë Milani. Sipas raportimit të “Corriere delle Sera”, drejtuesit kuqezinj po përgatisin një ofertë për Brescian, e cila nuk ka më ndërmend që ta presë Interin. Fillimisht “Djalli” pritet të paguajë 10 milionë euro dhe më pas 15 të tjera.

Kujtojmë që italiani shkëlqeu këtë sezon në Serie A, duke rënë menjëherë në radarët e klubeve të mëdha. Mesfushori falë paraqitjeve të tij fitoi dhe një ftesë nga trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, dhe shpesh cilësohet si Pirlo i ri.

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit